Mbërrijnë në Shqipëri edhe 50 mijë vaksina anti-COVID nga kompania kineze

Mbërrijnë në Shqipëri edhe 50 mijë vaksina anti-COVID nga kompania kineze

Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 50 mijë vaksina anti-COVID-19 nga kompania kineze CORONAVAC, shkruan Insajderi.

Me këtë rast kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Facebook ka shkruar se deri më tani kanë mbërritur 1 milion e 67 mijë e 950 vaksina anti-COVID.

Rama theksoi se ritmet e vaksinimit do të rriten ditë pas dite për një sezon turistik përtej pandemisë.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1, 067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani . Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë”, ka shkruar Rama./Insajderi.com