Mbërrijnë në Shqipëri mbi 14 mijë doza vaksinash “Pfizer”

Mbërrijnë në Shqipëri mbi 14 mijë doza vaksinash “Pfizer”

Rreth 14 mijë e 40 doza të vaksinës “Pfizer” kanë mbërritur mbrëmjen e të hënës në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit shkruan Insajderi.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook, i cili thekson se deri tani kanë hyrë në Shqipëri mbi 847 mijë doza të vaksinash anti-COVID.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – Sapo kanë mbërritur edhe 14,040 vaksina Pfizer. Mbi 847 mijë doza vaksine kanë ardhur deri tani në Shqipëri, teksa do të vijojë javë pas jave  mbërritja sipas kalendarit të vaksinave anti-COVID”, ka shkruar Rama.

Gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se brenda 24 orësh janë regjistrua një vdekje dhe gjashtë raste të reja më COVID-19. /Insajderi.com