Mbërrijnë për herë të parë në hapësirë një ekuipazh i filmave rus

Mbërrijnë për herë të parë në hapësirë një ekuipazh i filmave rus

Pasi u lidhën me Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar pak më vonë se sa ishte planifikuar, ekuipazhi në bordin e MS-19 po bën kontrollë rutinore për rrjedhje ajri, gjë që ka vonuar hapjen e kapakut.

Ata do të hipin në stacionin hapësinor rreth orës 10:30 të mëngjesit me kohën Lindore, afërsisht 35 minuta prapa orarit.

Qeni i parë në hapësirë. Burri dhe gruaja e parë. Tani Rusia do të kryejë një tjetër fluturim hapësinor për herë të parë para Shteteve të Bashkuara: Sjelljen e Hollivudit në orbitë.

Një aktore ruse, një regjisore dhe udhëzuesi i tyre profesional rus, i cili është austronaut, u nisën me një raketë ruse drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar të martën.

Misioni i tyre është të xhirojnë skena për filmin e parë artistik në hapësirë. Ndërsa sekuencat kinematografike në hapësirë janë portretizuar prej kohësh në ekranet e mëdha duke përdorur skena zanore dhe grafikë të përparuar kompjuterike, kurrë më parë një film i gjatë nuk është xhiruar dhe drejtuar në  hapësirë.

Ekuipazh në hapësirë

Ekuipazhi i filmit do të kthehet në Tokë më 17 tetor së bashku me Oleg Novitsky, një astronaut i cili ka qenë në stacion që nga prilli.

“Pa dyshim, ky mision është i veçantë, ne kemi njerëz që shkojnë në hapësirë, të cilët nuk janë as turistë as kozmonautë profesionistë,” tha Dmitri Rogozin, drejtor i përgjithshëm i Roscosmos, agjencisë hapësinore ruse.

Ai tha se shpresonte që fluturimi të ndihmonte agjencinë të tërhiqte një brez të ri talentesh.

Ekuipazh në hapësirë