Me Android 10 dhe iOS 13 tashmë mund të aplikoni një temë të errët në sistemet operativ të Google Android dhe Apple iOS.
Po i ashtuquajturi “Dark Mode” nuk aplikohet automatikisht kudo dhe aplikacione popullore si Gmail nuk kishin një opsion të tillë në Android 10.
Tashmë aplikacioni shumë popullor i e-mail-it do të lançojë ndërfaqen e errët në Android 10 dhe iOS e madje është live në këto momente që shkruajmë.
“Dark Mode” çdo ditë e më shumë po kërkohet. Përpara se Apple dhe Google ta përqafonin, popullariteti i ndërfaqes së errët po rritej në aplikacionet e Facebook, Slack dhe Reddit.
Gjithashtu me të mund të ruani edhe jetëgjatësinë e baterisë përveçse ekrani më i më i lehtë për sytë në orët e mbrëmjes.
Ja sesi të aktivizoni “Dark Mode” në Android 10
- Në aplikacionin Gmail në telefon klikoni menunë hamburger në cepin e majtë lart
- Shfletoni tek opsioni Settings
- Klikoni General Settings
- Në krye të listës shfaqet Theme
- Klikoni “Dark” dhe nëse e keni aplikuar me Android 10, atëherë zgjidhni opsionin System Default
Ja sesi të aktivizoni “Dark Mode” në iOS
- Në aplikacionin Gmail klikoni menunë hamburger në cepin e majtë lart
- Shfletoni në fund të listës dhe zgjidhni opsionin Settings
- Klikoni Theme
- Klikoni Dark /PCWorld Albanian