Kanë nisur të sillën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, zyrtarët policorë të arrestuar dje në aksionin e Policisë së Kosovës.

Mbërrin në gjykatë komandanti i arrestuar i policisë në veri

Kanë nisur të sillën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, zyrtarët policorë të arrestuar dje në aksionin e Policisë së Kosovës.

19 zyrtarët policorë të arrestuar dje në komunat veriore në aksionin e policisë antikontrabandë, do të dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë.

Komandanti i arrestuar i policisë së Kosovës në Veri, Zvezdan Milojeviq, gjithashtu sapo është sjellë në Gjykatë.

Seanca lidhur me këtë rast pritet të nisë nga ora 13:00. Në bazë të provave, parashihet që Prokuroria të kërkojë një muaj paraburgim.

Policia dje kishte arrestuar edhe një grua, ka arritur tashmë në gjykatë për seancë.

Zenel Bahtiri, Ramadan Rrustemi, Ali Pllana, Jasno Doroviq, Albert Maxhuni, Reshat Kuqi, Izet T., Krista Subotiq, Milja Mileneviq, Besim Merovci, Biljan Medelkoviq, Verelub Dimitroviq, Dejan Spasojeviq, Bozide Milosavoviq, Zvezdan Spasojeviq, Abdurrahim Hoxhiq, Oliver Kozmanoviq, Ana Bosovie Baraq dhe Blagoje Lazoviq, dyshohen për disa vepra penale.

Operacionit policor të realizuar dje i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së, PK-së, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në: “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.