Mbesa e Thaçit e quan Haradinajn dezertor dhe frikacak: Nuk e lëmë shtetin në duart e tij

Mbesa e Thaçit e quan Haradinajn dezertor dhe frikacak: Nuk e lëmë shtetin në duart e tij

Mbesa e presidentit Hashim Thaçi dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Evgjeni Thaçi, e ka quajtur dezertor dhe frikacak, kryeministrin në largim të Kosovës, Ramush Haradinajn.

Ajo ka deklaruar se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje dhe se nuk do ta lërë shtetin në dorë të Haradinajt, shkruan Insajderi

“Vetëm për një gjë nuk jemi të gatshëm: që shtetin të cilin populli i Kosovës e ndërtoi me kaq shumë sakrificë, ta lëmë në dorë të sabotuesve të proceseve, shkatërruesve të institucioneve, anemikëve politikë, dezertorëve dhe frikacakëve. Asnjëherë”, ka shkruar ajo. /Insajderi.com

Vetem per nje gje nuk jemi te gatshem: qe shtetin te cilin populli i Kosoves e ndertoi me kaq shume sakrifice, ta leme…

Gepostet von Evgjeni Thaçi am Dienstag, 30. Juli 2019