Mbështetësit e Trump-it mblidhen në Washington për të kundërshtuar fitoren e Biden-it

Mbështetësit e Trump-it mblidhen në Washington për të kundërshtuar fitoren e Biden-it

Mijëra mbështetës – shumica pa maska – të Presidentit Trump u mblodhën në Washington këtë të shtunë për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, njofton NPR, transmeton Insajderi.

Një javë pasi fitorja presidenciale e Joe Biden solli festime spontane në gjithë ShBA-në, një turmë që përfshinte grupin “Women for America First”, aktivistë të krahut të djathtë dhe teoricienë të konspiracionit u mblodhën në qendër të qytetit pranë Shtëpisë së Bardhë.

Anëtarët e “Proud Boys”, një lëvizje e bardhë-nacionaliste e caktuar si një grup urrejtje nga Qendra Jugore e Ligjit për Varfërinë, u panë gjithashtu në rrugët e Washington-it.

Një tubim dhe një marshim për të këmbëngulur që Trump fitoi me të drejtë një mandat të dytë ishin planifikuar për ditën. Ngjarjet po zhvillohen me disa emra, përfshirë “Marshimin Milion MAGA”, “Marshimi për Trump-in” dhe “Stop vjedhjes së DC-së”. /Insajderi.com