Mbetjet e kurbaneve hidhen në rrugë

Mbetjet e kurbaneve hidhen në rrugë

Festimi i Kurban Bajramit për shkak të pandemisë Civid-19, është festuar ndryshe nga heret tjera, por nuk kanë qenë të ndryshme efektet e ditës kur bëhet sakrifica e kafshëve. Qytetarët edhe këtë festë kanë vazhduar të kujdesën për sakrificë ndaj Zotit, por nuk kanë treguar kujdes ndaj natyrës, njofton insajderi

Mbetjet e brendshme të bagëtive të therura për festën e djeshme të Kurban Bajramit janë hedhur pranë rrugës Gorancë-Hani i Elezit.

Përveç që paraqesin një pamje të shëmtuar për ambientin, ato lëshojnë kundërmim të rëndë duke rrezikuar që të shkaktojnë sëmundje ngjitëse./Insajderi.com