Mbi 10 mijë raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Mbi 10 mijë raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Kanë kaluar një vit (13 mars 2020) që nga konfirmimi i dy rasteve të para me COVID-19 në Kosovë.

Që nga ajo ditë, gjithsej 77 mijë e 253 persona janë infektuar me këtë sëmundje, prej tyre një mijë e 702 anë vdekur.

Këto të dhëna janë bërë të ditura në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Nga marsi i vitit të kaluar edhe deri më tani nga Coronavirusi janë shëruar 64 mijë e 666 pacientë.

Aktualisht në vend janë 10 mijë e 885 raste aktive./Insajderi.com