Mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19

Mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19

10 mijë e 183 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.

Vetëm gjatë ditës së fundit u regjistrua “rekordi i zi”, plotë 1 mijë e 765 raste të reja.

Ndërkaq u shëruan 121 qytetarë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të martën.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit janë vaksinuar 21 mijë e 903 qytetarë.

Dozën e parë e kanë marrë 388 mijë e 422 persona, ndërkaq procesin në tërësi e kanë kryer 213 mijë e 279 sosh. /Insajderi.com