Mbi 100 000 raste infektimi të konfirmuara me COVID-19 në Turqi

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri në Turqi ka kaluar pragun e 100 000 personave, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Mbi 100 000 raste infektimi të konfirmuara me COVID-19 në Turqi

Një total prej 101 790 raste janë regjistruar në Turqi, sipas të njëjtit burim.

“Pandemia ka shkaktuar 115 vdekje dhe 3 116 raste të reja në 24 orët e fundit”, tha Koca në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Deri më tani, një total prej 2 491 personash kanë vdekur nga COVID-19 në Turqi.

Një mbyllje katërditore ka filluar sot në 31 qytete turke, përfshirë Ankaranë dhe Stambollin. Kjo përpjekje për të ngadalësuar epideminë do të zgjasë deri në mesnatën e së dielës.

Qeveria ka ndërmarrë tashmë një seri masash kundër pandemisë, përfshirë mbylljen e shkollave dhe universiteteve, ndalimin e tubimeve dhe mbylljen e shumë hapësirave publike, dyqaneve, restoranteve./evro.