fbpx

Mbi 100 infermierë mblidhen për t’u përshëndetur me kolegen që dhuroi organet

Mbi 100 infermierë mblidhen për t’u përshëndetur me kolegen që dhuroi organet

Disa pamje shumë prekëse, në të cilat shihen mbi 100 punonjës të një spitali që dalin në korridor për të përshëndetur dhe nderuar një infermiere, e cila dhuroi organet para se të vdiste, janë bërë virale në internet.

58 vjeçarja Mary Desin ndërroi jetë në mënyrë të papritur më 2 korrik, pasi pësoi një dëmtim në tru.

Gruaja punoi për 39 vite si infermiere në spitalin University of Pittsburgh Medical Center’s Hamot, në Erie dhe vijoi edhe pas vdekjes së saj që të shpëtojë jetët e pacientëve, duke dhuruar organet.

Mbi 100 kolegë të saj rrethuan rrugën ku kaloi trupi i Desin, pasi kishte dhuruar veshkat dhe mëlçinë.

I biri, Matthew James Desin, tha për Good Morning America:

“Ishte shumë emocionuese. Thuajse të gjithë njerëzit kishin shpërthyer në lot. Njerëz që as që i njihja më vinin afër dhe më ngushëllonin, duke u treguar shumë të dashur me mua dhe duke më treguar se sa e donin e sa e respektonin time më. Ata thonin se ajo i frymëzonte për të vijuar më tej në karrierën e tyre. Prisja të ishin rreth 20 persona, apo një pjesë e vogël përfaqësuese e stafit, por aty kishte mbi 100 vetë”.

Kolegët e përshkruajnë Maryn si një grua shumë të dashur, e cila ndihmonte këdo që i dilte para.

Ajo e donte punën e saj si infermiere dhe luftoi deri në frymën e fundit që me bujarinë e saj të ndihmonte çdo pacient