Mbi 100 persona po mungojnë pas shpërthimit të djeshëm në Bejrut

Mbi 100 persona po mungojnë pas shpërthimit të djeshëm në Bejrut

Shërbimet e kërkimit në Lebanon po bëjnë luftë më kohën në kërkim të të mbijetuarave nga shpërthimi masiv i ditës së djeshme në Bejrut.

BBC njofton se deri më tani më shumë se 100 persona po mungojnë, transmeton Insajderi.

Shpërthimi ka lënë të vdekur 100 persona dhe më shumë se 4000 të lënduar.

I gjithë qyteti i Bejrutit është shkundur dje nga shpërthimi në një depo ku ruheshin disa materiale të rrezikshme shpërthyese afër portit.

Presidenti Michel Aoun, ka thënë se shpërthimi erdhi si pasojë e mbajtjes në mënyrë jo të sigurt të 2750 tonëve nitrat-amoniumi në depo./Insajderi.com