Mbi 1000 gjoba në ditë për shkelësit e masave anti-COVID

Mbi 1000 gjoba në ditë për shkelësit e masave anti-COVID

1180 persona morën gjoba për mos respektimin e masave anti-COVID, të cilat parashihen me ligjin e votuar në Kuvendin e Kosovës.

Ditë më parë u raportua se arka e shtetit është mbushur me dy milionë euro. Dënimet vazhdojnë.

879 të tjerë u dënuan sepse nuk zbatohen rregullat e komunikacion, njofton Insajderi.

50 aksidente ndodhën gjatë së mërkurës, prej tyre 19 me të lënduar e 31 me dëme materiale. Pa aksidente fatale.

Ndërsa 23 persona janë arrestuar, 12 janë dërguar në mbajtje e një tjetër në vuajtje të dënimit. /Insajderi.com