Mbi 104 milionë persona të prekur me COVID-19 në mbarë botën

Mbi 104 milionë persona të prekur me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga Coronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 104 milionë, transmeton Insajderi.

Gjithsej 104.008.098 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 26.911.375 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India me 10.767.206 raste, Brazili me 9.230.016, Rusia me 3.884.730, Britania me 3.835.783, Franca me 3.201.461, Spanja me 2.852.729, Italia me 2.560.957, Turqia me 2.485.182. Gjermania 2.232.316, Kolumbia 2.104.506, Argjentina me 1.933.853, Meksika 1.869.708, Polonia me 1.520.215, Afrika e Jugut 1.456.309, Irani 1.431.416, Ukraina 1.233.879, Peruja 1.142.716 dhe Indonezia me 1.099.687 raste.

Në gjithë botën, afro 2,24 milionë njerëz kanë humbur jetën nga COVID-19, ndërsa mbi 75,85 milionë janë shëruar. /Insajderi.com