
Që nga 13 marsi kur u konfirmuan dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë, gjithsej 77 mijë e 827 qytetarë janë infektuar me këtë sëmundje, përcjell Insajderi.
Prej atëherë e deri tash, Coronavirusi ua mori jetën e një mijë e 715 personave, në mesin e tyre edhe një 16 vjeçar nga Komuna e Vitisë.
Sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht në vend janë 11 mijë e 58 raste aktive me virusin vdekjeprurës.
Ndërkohë, ditëve të fundit në vend është shënuar rritje e frikshme e viktima dhe të të infektuarve.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, sipas IKSHPK-së, në vend janë konfirmuar 13 viktima, 574 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 394 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65 mijë e 60 raste./Insajderi.com