Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka kaluar në 14 mijë e 101, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 777 raste të reja.

Janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.968 raste.

Ndërkohë gjatë së njëjtës periudhë kohore janë shënuar 12 raste të vdekjes si pasojë e virusit.

Numri total i rasteve pozitive është 92.975 raste nga 439.036 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.906 raste të vdekjes. /Insajderi.com