Mbi 18 mijë doza të vaksinës Pfizer arrijnë në Shqipëri

Mbi 18 mijë doza të vaksinës Pfizer arrijnë në Shqipëri

Mbi 18 mijë doza të vaksinës kundër Coronavirusit nga Pfizer kanë arritur mbrëmjen e së hënës në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

Rama mes tjerash ka njoftuar se numri i përgjithshëm i vaksinave në Shqipëri ka arritur në një milion e 238 mijë e 790 doza.

“✈️ Aeroporti “Nënë Tereza” – 🧪 18,720 doza të vaksinës Pfizer mbërritën sot, duke e çuar në 1,238,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri🙏 #ShqipëriaBuzëqesh🌼”, është shprehur Rama./Insajderi.com