Mbi 2.5 metra borë në rrugën Bogë

Mbi 2.5 metra borë në rrugën Bogë

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka njoftuar se aksi Bogë-QafëThore-Theth mbetet i bllokuar që prej borës së fundit.

Sipas saj, prej një jave mjetet dhe efektivët e batalionit të xhenios po punojnë për hapjen e rrugës nga bora, trashësia e së cilës në këtë aks arrin deri në 2.5 m.

Ajo, përmes një postimi në Facebook, bëri me dije se në ndihmë banorëve u kanë dalë Forcat e Armatosura të Shqipërisë të cila tha se janë në krye të detyrës.