Mbi 200 mijë euro ndahen për shoqatat dhe invalidët e luftës

Mbi 200 mijë euro ndahen për shoqatat dhe invalidët e luftës

203 mijë euro do të ndahen për shoqatat e dala nga lufta, veteranët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, njofton Insajderi.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që të ndahen këto mjete të cilat ndahen nga Pakoja për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.

Ai ka kërkuar që nga muaji i ardhshëm të gjithë veteranëve të luftës t’u sigurohet përkujdesje shëndetësore.

Qeveria në këtë pikë ka votuar pro, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. /Insajderi.com