Mbi 200 raste çdo ditë me COVID-19, apo shkon Kosova drejtë gjendjes së jashtëzakonshme?

Gjendja e jashtëzakonshme po diskutohet pas rasteve të shumta me coronavirus.

Mbi 200 raste çdo ditë me COVID-19, apo shkon Kosova drejtë gjendjes së jashtëzakonshme?

Kosova ka shënuar 203 raste pozitiv me coronavirus në 24 orëshin e fundit.

Kjo është një ditë tjetër ku në Kosovë brenda ditës rezultojnë pozitiv mbi 200 persona.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po e diskuton edhe mundësinë që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Kjo ide po përkrahet dhe në të njëjtën kohë po ka kundërshtime të shumta nga bizneset dhe qytetarët. Një rigorozitet tjetër i masave kundër COVID-19 do të shkaktonte kolaps ekonomik.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po apelon që qytetarët t’i respektojnë udhëzimet shëndetësore. /Insajderi.com/