Mbi 24 mijë familje nesër marrin dyfishin e asistencës sociale

Mbi 24 mijë familje nesër marrin dyfishin e asistencës sociale

Mbi 24 mijë familje do të marrin nesër dyfishin e asistencës sociale të marrë deri më tani, njofton Insajderi.

Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot Ministria e Financave ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur në një postim në Facebook se 24.791 familje në asistencë sociale nesër do të marrin dyfishin e asistencës për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.

“Realizimi i kësaj mase u bë i mundshëm falë të gjithë atyre që paguajnë tatime e taksa”, ka shkruar ajo. /Insajderi.com