Mbi 250 mijë të vaksinuar kundër Covid-19 në Kosovë

Mbi 250 mijë të vaksinuar kundër Covid-19 në Kosovë

Mbi 250 mijë qytetarë janë imunizuar me vaksinën e parë anti-COVID në Kosovë, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i vaksinimit kundër Coronavirusit, në të gjitha komunat janë dhënë 252 mijë e 938 doza të vaksinave.

Në njoftimin e MSh-së më tej thuhet se me dozën e dytë janë vaksinuar 63,529 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë dhënë shtatë mijë e 741 doza të vaksinës kundër COVID-19. /Insajderi.com