Mbi 250 mijë vaksina kundër COVID-19 janë dhënë në Kosovë

Mbi 250 mijë vaksina kundër COVID-19 janë dhënë në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar së numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Kosovë ka arritur në 250 mijë e 658 raste, shkruan Insajderi.

Ndërsa, me dozën e dytë janë vaksinuar 63 mijë e 301 persona.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë dhënë 5 mijë e 438 doza të vaksinës, ndërsa kanë rezultuar pozitivë tetë persona.

Siç bëhet e ditur në njoftim numri i rasteve aktive në Kosovë është 145 persona ./Insajderi.com