fbpx

Mbi 3 milionë të papunë gjetën punë në BE

Mbi 3 milionë të papunë gjetën punë në BE

Ndërmjet tremujorit të tretë dhe të katërt të vitit 2018, 3.1 milionë persona, apo 20.9 për qind të të gjithë të papunëve gjetën punë në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Mirëpo, gjatë kësaj periudhe, 8.4 milionë persona apo 57 për qind mbetën të papunë dhe 3.3 milionë persona apo 22.1 për qind u bënë ekonomikisht joaktiv.

Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, duke mos përfshirë të dhënat për Gjermaninë, në tremujorin e tretë të vitit 2018, 2.7 milionë persona apo 1.4 për qind u bënë të papunë në tremujorin e katërt 2018 dhe 4.9 milionë persona apo 2.6 për qind u bënë joaktiv për tregun e punës.

Nga ata që fillimisht llogariten si ekonomikisht joaktivë në tremujorin e tretë të vitit 2018, 3.7 milionë persona apo 3.2 për qind u zhvendosën në punësim në tremujorin e katërt dhe 3.9 milionë persona apo 3.4 për qind kaluan si të papunë.

Grafiku dhe tabela japin një pasqyrë të të gjitha tranzicioneve të mundshme duke treguar ndryshimet në statusin e tregut të punës. Në grafik janë shifrat për punësim, papunësi, pasivitet dhe i referohen numrit të njerëzve që mbeten në secilin status midis dy tremujorëve.