Mbi 4 miliardë euro importe nga Serbia që nga përfundimi i luftës

Mbi 4 miliardë euro importe nga Serbia që nga përfundimi i luftës

Shkëmbimet tregtare në mes të Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të rriten nga viti në vit, pavarësisht përkeqësimeve të raporteve politike mes këtyre dy shteteve.

Nga përfundimi i luftës e deri më tash Kosova importoi nga Serbia produkte ushqimore dhe joushqimore në vlerë prej më shumë se 4 miliardë eurosh. Ndërkaq prodhuesit kosovarë për gati dy dekada në këtë shtet kanë eksportuar prodhime në rreth 100 milionë euro.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës shihet se importet nga Serbia në vitin 2015 kanë arritur në 382 milionë euro derisa në anën tjetër eksportet e Kosovës në vitin 2015 kanë arritur maksimumin në 32 milionë euro. Duke u bazuar në të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave shihet se importet serbe marrin pjesë me 14,5 për qind të totalit të përgjithshëm të importeve të vendit e që ka rritje në raport me vitet paraprake.

Selatin Kaçaniku, kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, thotë se qytetar konsumator i Kosovës vazhdimisht manipulohet nga bizneset importuese, marketet, por edhe tregtarët.

Sipas tij, trajtat e manipulimit janë më të sofistikuara siç janë të përgatitur mekanizmat e mbikëqyrjes e inspektimit të tregut dhe të mbrojtjes së qytetarit konsumator.

“Faktikisht kemi të bëjmë me vartësi të ndikuar e të imponuar e jo me vartësi reale”, ka thënë Kaçaniku për Zërin.

Sipas tij, të gjitha produktet, nga të gjitha shtetet me të cilat Republika e Kosovës nuk ka kontrata bilaterale të tregtisë, mund të jenë të rrezikshme