
Me 521 rastet e reja të raportuara me COVID-19 të martën, numri i përgjithshëm ka arritur në 40.117.
Ky numër ka ardhur si rezultat i 145.363 mostra që nga shpërthimi i pandemisë.
1.026 të infektuar kanë humbur jetën si pasojë e Coronavirusit, ndërsa 25.586 kanë arritur ta kalojnë atë.
Rastet aktive janë 13.505, pjesa më e madhe e tyre të vetizoluar në shtëpi, njofton Insajderi.
Ndërsa kryeqyteti mbetet vatra e pandemisë, vetëm të martën u raportuan 285 infeksione të reja me COVID-19. /Insajderi.com