Mbi 50 mijë të infektuar me COVID-19

Mbi 50 mijë të infektuar me COVID-19

50.184 të infektuar kanë arritur që ta kalojnë me sukses Coronavirusin.

Por, këtë fat se kishin edhe 1.433 qytetarë të cilët humbën jetën, njofton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 57.028. Ndërsa rastet aktive janë 5.411.

Të enjten u regjistruan edhe 296 infeksione të reja dhe u shëruan 202 të infektuar.

Prishtina mbetet vatra e pandemisë, vetëm gjatë njëzetekatër orëve të fundit u raportuan 60 raste të reja. /Insajderi.com