Mbi 50 oficerë policie plagosen dhe mbi 250 protestues arrestohen në protestën e dhunshme më 1 Maj në Gjermani

Mbi 50 oficerë policie plagosen dhe mbi 250 protestues arrestohen në protestën e dhunshme më 1 Maj në Gjermani

Më shumë se 50 oficerë policie u plagosën dhe mbi 250 protestues u arrestuan pasi tubimet tradicionale të 1 Majit në Berlin, eskaluan në dhunë, trasmeton Insajderi.

Një marsh i majtë prej tetë mijë njerëzve nëpër ‘Neukoelln’ dhe lagjen ‘Kreuzberg’ të qytetit, u kthye në dhunë, ka shkruar ‘Associated Press’.

Protestuesit hodhën shishe dhe gurë ndaj oficerëve dhe dogjën kontejnerë mbeturinash dhe paleta druri në rrugë.

“Ne nuk kemi ndonjë shifër përfundimtare, por në lidhje me më shumë se 50 kolegë të plagosur dhe më shumë se 250 ndalime, është e qartë se ne ishim larg nga një festë paqësore e 1 majit”, ka thënë Stephan Kelm, nënkryetari i Unionit të Policisë në Berlin.

Më shumë se 20 tubime të ndryshme u zhvilluan të shtunën në kryeqytetin gjerman dhe shumica dërrmuese e tyre ishin paqësore.

Në pjesën më të madhe të Gjermanisë vazhdon të mbetet në fuqi kufizimi i lëvizjes gjatë natës për shkak të numrit të lartë të infeksioneve me Coronavirus.

Por, protestat politike dhe tubimet fetare janë të përjashtuara nga ora e ndalimit./Insajderi.com