Mbi 51 mijë të vaksinuar kundër COVID-19, aplikimi online me probleme

Mbi 51 mijë të vaksinuar kundër COVID-19, aplikimi online me probleme

Ka arritur në mbi 51 mijë numri i të vaksinuarve kundër Coronavirusit në Kosovë, njofton Insajderi.

Vetëm gjatë së mërkurës janë vaksinuar mbi 250 persona të moshës mbi 65-vjeçare.

Kështu bëri të ditur Koordinatori i Qendrës “1 Tetori”, Niman Bardhi, i cili para mediave tha se problemet me aplikimin online ende janë evidente.

“Sa i përket vaksinimit të personave me moshën mbi 65 vjeç janë duke u vaksinuar edhe nga personeli shëndetësor dhe gjithçka është duke shkuar në rregull”. Ndërsa, lidhur me shqetësimet e qytetarëve për shkak të vështirësive në aplikim, ajo akoma është evidente, mirëpo jemi duke tentuar për lehtësira, ndërsa për pjesën e konsumimit të vaksinave ne vazhdojmë me kontingjentin që kemi dhe për pjesën tjetër nuk vendosim ne”, pohoi Bardhi./Insajderi.com