Mbi 61 milionë persona të shëruar nga COVID-19 në të gjithë botën

Mbi 61 milionë persona të shëruar nga COVID-19 në të gjithë botën

Numri i të shëruarve nga Koronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 61 milionë, transmeton Insajderi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 61.074.495 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.

Në të njëjtën kohë, 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në SHBA (12.736.512), Indi (9.975.958), Brazil (6.875.230) dhe Rusi (2.640.036) ndërsa më pas radhiten Argjentina (1.311.488) dhe Kolumbia (1.287.597).

Në Turqi, numri i të shëruarve deri me 4 janar ka arritur në 2.146.430.

Ndërkohë në mbarë botën janë 23.187.611 persona të cilët ende janë në trajtim.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 86 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1,86 milion të vdekur. /Insajderi.com