Mbi 637 milionë njerëz udhëtuan drejt Kinës për “Javën e Artë”

Mbi 637 milionë njerëz udhëtuan drejt Kinës për “Javën e Artë”

Më shumë se 637 milion njerëz udhëtuan drejt Kinës gjatë javës së kaluar në festimin e “Javës së Artë” një ceremoni vjetorë, tha qeveria e vendit të premten, shkruan CNBC, transmeton Insajderi.

Qeveria vlerëson se udhëtarët vendas gjeneruan rreth 466 miliardë juanë (68.6 miliardë dollarë) në të ardhura nga turizmi gjatë periudhës së pushimeve.

Dy festa u bashkuan këtë vit: Dita Kombëtare, e cila feston themelimin e Republikës Popullore të Kinës në 1 Tetor 1949 dhe Festivali Mes-Vjeshtës, i cili përcaktohet nga kalendari hënor. Si rezultat, pushimi i zakonshëm gjatë një jave u zgjerua në tetë ditë, duke e bërë Javën e Artë periudhën më të gjatë të festave të vitit.

Ndërsa më pak se 782 milionë turistë që udhëtuan gjatë Javës së Artë vitin e kaluar, Kina po feston suksesin e industrisë të udhëtimit.

Fotografitë nga festimet e këtij viti qëndrojnë në kontrast të plotë me skenat diku tjetër në botë, ku vendet vazhdojnë të luftojnë me rritjen e rasteve të Coronavirus-it dhe aktivitetin e heshtur ekonomik. /Insajderi.com