Mbi 664 mijë të vaksinuar në Shqipëri

Mbi 664 mijë të vaksinuar në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Orgeta Manastirliu, ka bërë të ditur se në Shqipëri deri më tani janë vaksinuar 664 mijë e 452 qytetarë, shkruan Insajderi.

Sipas saj, 212 mijë e 418 janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Ajo procesin e vaskinimit në këtë vend e ka quajtur shembullor.

“Mirënjohje për punën e palodhur çdo ditë, vaksinatoreve tona në çdo cep të vendit, që po çojnë përpara një proces vaksinimi shembullor, për mbrojtjen e jetës e shëndetit të qytetarëve. 664,452 vaksinime të kryera deri tani, nga të cilat 212,418 doza të dyta”, ka shkruar Manastirliu në llogarinë e saj në Facebook.

Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani në Shqipëri./Insajderi.com