Mbi 69 milionë persona të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Mbi 69 milionë persona të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve nga Coronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 69 milionë, transmeton Insajderi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 69.299.752 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.

Në të njëjtën kohë, katër vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në SHBA (14.786.886), Indi (10.245.741), Brazil (7.518.846) dhe Rusi (3.002.026) ndërsa më pas radhiten Turqia (2.277.987), Italia (1.781.917), Kolumbia (1.769.935), Gjermania (1.741.800), Argjentina (1.604.373), Britania (1.558.503), Meksika (1.251.782), Polonia (1.197.034), Afrika e Jugut (1.144.857) dhe Irani (1.131.883).

Ndërkohë në mbarë botën janë 25.351.870 persona të cilët ende janë në trajtim.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 96,6 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi dy milionë të vdekur. /Insajderi.com