Mbi 76 milionë persona të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Mbi 76 milionë persona të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve nga Coronavirusi në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 76 milionë, transmeton Insajderi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 76.015.628 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.

Bëhet e ditur se katër vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (16.677.897), Indi (10.461.240), Brazil (8.077.967) dhe Rusi (3.340.545) ndërsa më pas radhiten Turqia (2.379.070), Italia (2.043.499), Kolumbia (1.954.674), Gjermania (1.954.000), Britania e Madhe (1.787.706), Argjentina (1.729.999), Meksika (1.425.748), Afrika e Jugut (1.306.022) dhe Polonia (1.281.396).

Ndërkohë në mbarë botën janë 25.916.584 persona të cilët ende janë në trajtim.

Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar 104.193.668 njerëz dhe duke shkaktuar 2.255.974 të vdekur. /Insajderi.com