Mbi 82 mijë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në kontinentin afrikan që nga fillimi i pandemisë

Mbi 82 mijë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në kontinentin afrikan që nga fillimi i pandemisë

Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në 82.893 numri i vdekjeve nga Coronavirusi, transmeton Insajderi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 3.381.034.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 2.821.948.

Shifra më e madhe e rasteve dhe vdekjeve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi dhe Egjipt. /Insajderi.com