
82.185 qytetarë janë infektuar me COVID-19, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Vetëm të dielën u raportuan 793 infeksione të reja, njofton Insajderi.
Gjatë atyre njëzetekatër orëve të fundit, shërim gjetën 352 persona – numri i të shëruarve shkoi në 68.083.
Rastet aktive janë 12.342, një pjesë e tyre të hospitalizuar.
1.760 qytetarë kanë humbur jetën që nga 13 marsi i vitit 2020 kur shpërtheu pandemia në Kosovë.
Gjatë ditës së fundit u regjistruan edhe tetë vdekje tjera. /Insajderi.com