Mbi 85 mijë të vaksinuar në Kosovë

Mbi 85 mijë të vaksinuar në Kosovë

Numri i personave që janë imunizuar kundër Coronavirusit në Kosovë ka arritur në mbi 85 mijë e 300, njofton Insajderi.

Vetëm gjatë së martës në sallën “1 Tetori” në Prishtinë janë kryer 350 vaksinime, ndërsa në nivel vendi gjithsej një mijë e 550.

Kështu ka bërë të ditur për media koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi.

Ai tha se në sallën “1 Tetori”, po vijon vaksinimi i qytetarëve me dozën e parë dhe të dytën, me të dy vaksinat, Pfizer dhe Astra Zeneca.

“Në sallën ‘1 Tetori’ po ashtu në nivel vendi është duke vazhduar procesi i vaksinimit. Aktualisht në sallën ‘1 Tetori’ deri më tani kemi mbi 350 të vaksinuar dhe bëhet fjalë për vaksinimin që janë me dozë të parë dhe njëkohësisht edhe vaksinimi me dozë të dytë, nga të dy llojet e vaksinave qoftë Pfizer apo Astra Zeneca, flas për dozën e dytë. Ndërsa, nëse jemi në nivel vendi deri më tani kemi mbi  një mijë e 550 të vaksinuar, ndërsa nëse i referohemi shifrës totale nga dita e parë e procesit të vaksinimit kemi atëherë mbi 85 mijë e 300 të vaksinuar”, tha ai.

Në Kosovë të martën është konfirmuar rasti i parë i variantit të ri afrikan, Sars CoV-2. Gjendja e tij është stabile dhe po trajtohet në Klinikën Infektive në Prishtinë./Insajderi.com