Mbi 87 mijë “18 vjeçar” do të votojnë për herë të parë me 6 tetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se mbi 87 mijë votues, që kanë mbushur 18 vjet pas zgjedhjeve të 2017-ës ose që mbushin këtë moshë deri ditën e zgjedhjeve, do të votojnë për herë të parë  me 6 tetor.

Mbi 87 mijë “18 vjeçar” do të votojnë për herë të parë me 6 tetor

Mbi 111 mijë i votuesve të rinj, pritet që të votojnë për herë të parë me 6 tetor. Nga ky numër plotë 87.180 janë votuesit, të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeç pas datës 22 tetor 2017, pra pas datës së Zgjedhjeve Lokale dhe që llogaritet se do t’i mbushin 18 vjeç me datën 6 tetor, shkruan Insajderi.

“24 mijë e 553 votues që nuk kanë qenë në Listën Përfundimtare të Votuesve në Zgjedhjet Lokale 2017, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh ose votues që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve lokale 2017”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Sipas Elezit, KQZ-ja në mbledhjen e sotme ka vendosur që nga lista e votuesve 46 mijë e 917 persona.

“Numri i emrave të personave që janë larguar si të vdekur pas Zgjedhjeve Lokale 2017 dhe numri i votuesve që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës është: 46 mijë e 917”.

“Lista Përfundimtare e Votuesve 2019 për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës përmban: 1,937,869 emra të votuesve, me dallim prej 111,733 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet Lokale të datës 22 tetor 2017”, tha Elezi për Insajderin.

Me 6 tetor, do të jenë të hapura për votim gjithsej 895 Qendra të Votimit, pra katër qendra të votimit më pak se në Zgjedhjet Lokale, të datës 22 tetor 2017.

“Numri i vendvotimeve është 2 mijë e 547, pra janë 42 vendvotime më shumë se në Zgjedhjet Lokale të datës 22 tetor 2017”, tha Elezi./Insajderi.com