Mbi 89 mijë persona të vdekur nga COVID-19 në kontinentin afrikan

Mbi 89 mijë persona të vdekur nga COVID-19 në kontinentin afrikan

Në kontinentin e Afrikës ka tejkaluar në mbi 89 mijë numri i vdekjeve nga Coronavirusi, transmeton Insajderi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 3.533.630.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në tre milionë e tre mijë, ndërsa numri i vdekjeve në 89.105.

Shifra më e madhe e rasteve dhe vdekjeve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi dhe Egjipt.

Dy vende fillojnë vaksinimin masiv

Në Afrikën Sub- Sahariane ka filluar vaksinimi masiv në Sejshelle dhe në Mauritius, ndërsa në Guine kanë filluar provat e vaksinës Sputnik V.

Ndërsa Afrika e Jugut ka njoftuar se vaksinat e AstraZeneca do të jenë në vend më një shkurt.

Unioni Afrikan, ka blerë 670 milionë doza të vaksinës nga kompani të ndryshme për shpërndarjen e tyre në të gjitha vendet e kontinentit. Ndërsa edhe në kuadrin e iniciativës së Programit Global të Qasjes në Vaksina COVID-19 (COVAX) planifikohet që në kontinent të vijnë edhe 700 milionë vaksina këtë vit.

​​​​​​​Për arritjen e imunitetit masiv në kontinent synohet që të vaksinohet 60 për qind e 1,3 miliardë njerëzve. /Insajderi.com