Mbi 9 mijë të infektuar me Coronavirus në Kosovë

Mbi 9 mijë të infektuar me Coronavirus në Kosovë

Në dy muajt e fundit është rritur drastikisht numri i të infektuarve me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 9.274 raste nga 38.342 persona të dyshimtë si të infektuar me Coronavirus.

Përpos kësaj, shqetësuese tani është edhe numri i vdekjeve që ka arritur në 259.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se numri i rasteve aktive me Coronavirus është 3.815 dhe një pjesë prej tyre është e hospitalizuar.

Po apelohet për kujdes të shtuar sepse gjendja nuk është aspak e mrië. /Insajderi.com/