Mbi 90 milionë euro – kaq pritet të përfitojë Kosova nga fondet e IPA-s

Driton Selmanaj: Me këtë projektligj aprovojmë që Kosova të përfitojë 90.2 milionë euro, të huazuara nga BE-ja.

Mbi 90 milionë euro – kaq pritet të përfitojë Kosova nga fondet e IPA-s

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Kosovës dhe BE-së, njofton Insajderi.

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, ka thënë se me miratimin e këtij projektligji mund të mundësohen investime të konsiderueshme në arsim, energji dhe fusha të tjera.

Sipas tij, Kosova do të përfitojë 90.2 milionë euro.

“Me këtë projektligj aprovojmë që Kosova të përfitojë 90.2 milionë euro, të huazuara nga BE-ja. Zbatimi mund të ndryshojë nga procedurat dhe zyra e BE-së dhe me miratimin mundësohen investime të konsiderueshme”./Insajderi.com