Mbi 900 operacione dhe mbi 1 mijë persona të arrestuar për posedim të narkotikëve 

Mbi 900 operacione dhe mbi 1 mijë persona të arrestuar për posedim të narkotikëve 

Policisë së Kosovës ju është dashur që për nëntë muaj të zhvillojnë mbi 900 operacione që t’i ndalojnë mbi 1 mijë persona të cilët posedojnë substanca të ndryshme narkotike dhe t’ju bllokojnë punën 13 grupeve kriminale që merren me përdorim dhe trafikim të drogës.

Numri i personave të dyshuar të cilët përdorin narkotikë arrin shifrën mbi 1 mijë në Kosovë vetëm në periudha të shkurtra mujore.

Raportet e Policisë së Kosovës, çdo ditë raportojnë për persona të cilëve ju konfiskohen substanca të ndryshme brenda 24-orëve.

Në të gjithë Kosovën, 1279 persona janë regjistruar nga Policia si përdorues të drogës që nga janari i këtij viti deri në tetor, ku 1212 i përkasin gjinisë mashkullore ndërsa 67 të gjinisë femërore.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës janë regjistruar gjithsej 1531 raste të përdoruesve të llojeve të ndryshme të narkotikëve në tërë Kosovën. Ani pse në fillim të vitit të 2017 kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj kishte marr një aksion kundër parandalimit të përdorimit të narkotikëve.

Mirëpo shifrat e personave të dyshuar dhe të arrestuar brenda nëntë muajve arrin mbi 3 mijë persona. 1896 persona kanë qenë të dyshuar ndërsa 1782 lajme janë arrestuar nga janari deri në tetor, thuhet në statistikat e Policisë dhënë për Gazetën Insajderi.

Por sipas të dhënave të Policisë së Kosovës janë gjashtë lloje të drogave të cilët të rinjtë tanë e përdorin më së shumti.

Heroina, Marihuana, Hashashi, Kokaina, Bimë Kanabisë dhe Ekstazy janë llojet e drogave të cilat përdoren më së shumti në Kosovë.

Kurse droga më e frekuentuar ka dal të jetë marihuana. Brenda periudhës janar – tetor të vitit 2018, policia ka konfiskuar 922 kilogram marihuanë. Ndërsa substanca e dytë narkotike më e përdorur është kokaina, me ç’rast policia ka konfiskuar 1 kg. 470.88 gram.

Por për t’i ndaluar këta persona, Policisë së Kosovës ju është dashur të zhvillojnë 960 operacione ku përveç ndalimit të personave individual policia ka ndaluar 13 grupe kriminale. /Insajderi.com

Artikulli është realizuar në kuadër të projektit “Të kuptuarit e Qeverisë: Përmirësimi i Transparencës dhe Llogaridhënies Institucionale përmes të Dhënave të Hapura” i cili implementohet nga Open Data Kosovo.