Mbi 93% e protestave të Black Lives Matter në SHBA kanë qenë paqësore, thotë një raport i ri

Mbi 93% e protestave të Black Lives Matter në SHBA kanë qenë paqësore, thotë një raport i ri

Pavarësisht portretizimit negativ të protestuesve të Black Lives Matter nga shteti amerikan dhe mediat djathtiste një raport i ri tregon që shumica e këtyre demostratave  kanë qenë paqësore.

Armed Conflict Location and Event Data, një organizatë që ndjek dhunën politike, ka analizuar të dhëna të mbledhura nga 26 maj, një ditë pasi George Floyd u vra nga policia në Minneapolis, duke nzitur protesta kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit sistemaik në SHBA.

Janë regjistruar rreth 7750 demostrata që ndërlidhen me lëvizjen BLM që nga vdekja e Floyd, sipas ACLED duke përfshirë 50 shtete, ndërsa vetëm në California kanë ndodhur 819. Kjo mbështet të dhënat e mëhershme, sipas të cilave BLM është lëvizja më e madhe në historinë e SHBA.

93% të këtyre protestave, sipas këtyre raportimeve kanë qenë me protestues paqësorë, që nuk kanë shkaktuar ndonjë dëm njerëzve apo pronave. Vetëm 9 përqind e këtyre protestave janë përcjellë me intervenime nga autoritetet e SHBA, ndërsa 54 përqindkanë përfshirë intervenime me forcës (përfshirë gazin lotsjellës, apo rrahjen e demonstruesve)./Insajderi.com

Burimi: Dazed Magazine