Mbi 95 mijë viktima nga COVID-19 në kontinentin afrikan që nga fillimi i pandemisë

Mbi 95 mijë viktima nga COVID-19 në kontinentin afrikan që nga fillimi i pandemisë

Numri i rasteve të të infektuarve me Coronavirusin në kontinentin e Afrikës ka arritur në 3.701.290, transmeton Insajderi.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, bilanci i të vdekurve nga virusi në Afrikë ka shkuar në 95.648.

Ndërkaq, deri më tani janë shëruar 3.220.115 persona.

Numri i më i madh i rasteve është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt dhe Etiopi. /Insajderi.com