Mbi dy mijë të vdekur si pasojë e COVID-19

Mbi dy mijë të vdekur si pasojë e COVID-19

Kur janë bërë pak më shumë që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë, numri i personave që kanë humbur betejën me virusin famëkeq ka arritur në 2.008.

Kjo pasi të martën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, raportoi për 12 vdekje të tjera.

Vdekja e parë ishte regjistruar më 22 mars të vitit të kaluar – një 82 vjeçar kishte ndërruar jetë, nëntë ditë pasi në Kosovë ishin paraqitur dy infeksionet e para me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 98.835 raste nga 482.413 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Qeveria e Kosovës, ka vendosur për disa masa më rigoroze anti-COVID që përfshinë ndalimin e gastronomisë për 11 ditë dhe kufizimin e lëvizjes prej orës 22:00.

Ndërsa, IKShPK, po apelon që të respektohen masat anti-COVID, pasi vlerësojnë që situate është shumë serioze. /Insajderi.com