Mbi dymijë e dyqindë të vdekur si pasojë e COVID-19

Mbi dymijë e dyqindë të vdekur si pasojë e COVID-19

2.208 të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë që nga marsi i vitit të kaluar kur shpërtheu pandemia.

Të dielën u regjistruan edhe pesë vdekje të reja, njofton Insajderi.

Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik raportoi për 97 infeksione të reja e 291 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 106.442, ndërkaq i të shëruarve 97.675.

Raste aktive janë 6.559, një pjesë e hospitalizuar në qendrat COVID.

Prishtina mbetet vatra e Coronavirusit, gjatë njëzetekatër orëve të fundit ishin edhe 30 infeksione. /Insajderi.com