Mbi-ngarkesa e lë Malishevën pa rrymë

Mbi-ngarkesa e lë Malishevën pa rrymë

Për shkak të mbi-ngarkesës ka reduktime të shumta me energji elektrike në Komunën e Malishevës.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha për Insajderi-it se këto reduktime do të evitohen në momentin kur kompania “KOSTT”, të ndërtojë nënstacionin.

Në Malishevë ka mbingarkesa. Si rrjedhojë e tyre ka ndalesa të energjisë elektrike. Ato do të evitohen në momentin kur KOSTT te ndërtojë nën-stacionin atje”, tha ai.

Qytetarët e kësaj ane janë ankuar për reduktime të shpeshta me energji elektrike. /Insajderi.com