Mbi një mijë e 100 vdekje pasojë e COVID-19

Mbi një mijë e 100 vdekje pasojë e COVID-19

Kosova ka regjistruar 1.106 vdekje si pasojë e Coronavirusit që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia.

Vetëm të dielën u raportuan edhe 19 vdekje tjera, njofton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve me COVID-19 ka shkuar në 42.805, ndërsa i të shëruarve në 28.504.

Rastet aktive me Coornavirus janë 13.195, shumica të vetizoluar në shtëpi e një pjesë në hospitalizim.

Prishtina mbetet vatra e pandemisë, vetëm gjatë njëzetekatër orëve të fudit u regjistruan 227 raste të reja. /Insajderi.com