Mbi pesë mijë raste aktive me COVID-19

Mbi pesë mijë raste aktive me COVID-19

Që nga 13 marsi i vitit që lamë pas, kur u konfirmuan dy rastet e para, në Kosovë janë infektuar me Coronavirus gjithsej 54 mijë e 560 persona, nga 201 mijë e 918 mostra të testuara, njofton Insajderi.

Gjithsej një mijë e 388 raste kanë përfunduar me vdekje.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 47 mijë e 605 raste, kurse i rasteve aktive është 5 mijë e 567.

Kujtojmë se, të mërkurën është raportuar një rast i vdekjes nga ky virus, janë konfirmuar 299 raste pozitive dhe 526 të shëruar./Insajderi.com